Me ardhjen e vjeshtës janë rritur edhe numrat e të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19, kjo edhe për shkak të virozave stinore.
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se ende nuk ka pasur raportime për viroza stinore.
“Nuk ka raportim për gripin sepse nuk ka ardhur akoma. E rëndësishme është që është faza më kritike dhe domethënëse për vaksinimin nga gripi.
Studimet kanë treguar se vaksinimi, i çfarëdolloji qoftë ndikon në imunitetin e norganizmit dhe pak a shumë dhe tek Covid-19 mund të ndikojë”, ka thënë Brataj në A2, ndërsa foli edhe për ndryshimin midis gripit stinor dhe Covid-19.
“Nuk ka studime të sakta, por siç e kemi thënë gjithmonë, duke parë studimet mbi viruset, bakteret, vaksinat, thuhet se çdo vaksinë ndikon sadopak edhe tek sëmundjet e tjera. Një nga studimet e fundit në Japoni tregoi se dhe vaksina e tuberkulozit ka ndihmuar ku është aplikuar.
Gripi është duke ardhur, dhe ka disa diferenca. Ka pak ndryshime por mund të dallohet. Kjo sëmundje është me temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë të thatë, humbje e shijes, oreksit. Gripi ka sekrecione nazale dhe zgjat 3-4 ditë”, ka deklaruar Brataj.