Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Me shumë gjasë skenari është që…’/ VOA zbardh detaje nga vendimi i MSH për mësimin në Shqipëri  

00:11 26/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Edi Rama një ditë më parë i cili dha “garanci” se shkollat nuk do të mbylleshin, një kthesë të papritur ka bërë deklarata e sotme e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo njoftoi sot se i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë.

“Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit, që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”,- bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, citon “Zëri i Amerikës”.

Me shumë gjasë, skenari i parashikuar është ai, sipas të cilit, nxënësit do të ndjekin mësimet një javë në klasë dhe një javë nga shtëpia.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se kjo masë ndërmerret “për të minimizuar rreziqet në një periudhë, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore”.

Situata e pandemisë në Shqipëri erdhi duke u përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajit nëntor. Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për 644 raste të reja: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Për të dytën ditë radhazi, numri i të infektuarve ka ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit dhe testimet ishin më të ulta, 2137 tamponë. Por shqetësues mbetet pozitiviteti, (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) në nivelin e 30 përqind, gjë që dëshmon për një transmetueshmëri të lartë të virusit në komunitet.

Edhe vdekjet pësuan një ulje të fortë në 24 orët e fundit, me 8 viktima: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç. Një ditë më parë, ishin rregjistruar 19 vdekje, numri më i lartë i humbjeve të jetëve brenda një dite.

Nga ana tjetër, situate në spitale vijon të jetë problematike me shifrat e të shtruarve që vijojnë të rriten. Deri pasditen e sotme ishin 461 pacientë, 19 të intubuar dhe 7 të intubuar.

/Burimi: VOA/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: detajemesimishqiperiskenariVOA

Të tjera

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës
Aktualitet

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721...

13:34 12/06/2026
Para

Brataj flet për simptomat, ja ku ndryshon Covid-19 nga gripi stinor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.