Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, deklaroi ditën e sotme, se vendi do të shpallë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, futbollistit argjentinas më të mirë të të gjitha kohërave, fituesit të Kupës së Botës me Kombëtaren Argjentinase, Diego Armando Maradonën.
Fernéndez, duke folur për gazetën argjentinase Clarín, tha në një deklaratë të shkurtër se ai ishte “tepër i trishtuar” për vdekjen e Maradona.
“Nuk mund ta besoj. Unë jam i tronditur. Ky është lajmi më i keq që një tifoz i Argjentinës mund të marrë. Ne e donim atë. Po përpiqemi që të komunikojmë edhe me familjen e tij. Ka kaq shumë trishtim për ikjen e tij,”, ka shkruar presidenti i Argjentinës.
Dekreti presidencial që njofton periudhën zyrtare të zisë do të botohet në Buletinin Zyrtar të Shtetit, për t’u ndjekur më pas nga homazhet për lojtarin më të madh të Argjentinës të të gjitha kohërave.
Kujtojmë se Diego Armando Maradona ndërroi jetë sot nga një infarkt në zemër, në moshën 60-vjeçare./GazetaReforma.com/