Ndarja e papritur nga jeta e legjendës së futbollit, Maradona, ka ngjallur reagimin e të gjithëve në rrjetet sociale, duke shprehur trishtim dhe hidhërim për mbretin e futbollit argjentinas.
Pas lajmit për ndarjen nga jeta pas një arresti kardiak të Diego Armando Maradona, mes personave që kanë bërë një dedikim të ndjerë është dhe kryeministri Edi Rama.
Ai ka shprehur trishtimin për lajmin e vdekjes së yllit të futbollit, duke e ndarë këtë në rrjetet sociale.
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe”,- shkruan Rama në një status nga Facebook-u i tij.
/GazetaReforma.com/