Pak ditë më parë aktori i njohur i humorit Besart Kallaku festoi ditëlindjen e tij të 35 në një lokal në Laknas ku të ftuar ishin artisë dhe politikanë, ndër ta edhe presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Nëpërmjet një njoftimi dy ditë më vonë policia njoftoi se kishte gjobitur me 1 milion lekë pronarin e lokalit se dhe me nga 10 mijë lekë 30 të ftuar.
Ndër të ftuarit ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Ersekës Erjon Isai i cili është mik i Besit ku kanë performuar bashkë për shumë vite në skenë.
Për shkak të kësaj feste në pamundësi për të vepruar për personazhet e njohur u shkarkuan 6 policë me motivacionin që nuk kishin kontrolluar zonën.
Gazetari i njohur Sokol Balla në emisionin e tij i bëri thirrje kryeministrit Edi Ram që të shkarkonte Erjon Isan nga kryetari i Bashkisë.
Ndiqni më poshtë thirrjen e gazetarit për kryeministrin.