Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deklarata e Vuçiçit për Kosovën, reagon ‘kryeministri i luftës’/ Majko: Serbia po armatoset në mënyrë të vrullshme  

15:01 13/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ballkani nga hera është konsideruar si një “fuçi baruti”, por këtë herë janë deklaratat e presidentit të Serbisë për Kosovën ato që po i fryjnë një destabiliteti.

Por edhe pse situata në Kosovë ka ngjallur reagime nga qeveria e kësaj të fundit, në Shqipëri, qeveria e Edi Ramës, nuk është shprehur ende zyrtarisht për deklaratat luftarake të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, njëkohësisht mik i kryeministrit Rama.

Por duket se ish-kryeministri i “luftës”, aktualisht ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka thyer më në fund heshtjen e tij të gjatë dhe ka vendosur të pozicionohet kundër provokimeve serbe.

Ai është shprehur sot për “Euroneës Albania” se, deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, nuk duhet parë si provokim, por është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë.

“Mendoj që nuk duhet parë si provokim apo retorikë, por një fakt që politika serbe po prodhon për rajonin. Aktualisht nuk mendoj se jemi duke parë ndonjë surprizë, por vazhdimësinë e një lloj papërgjegjshmërie, e cila u deklarua më së fundmi. Është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë”,- u shpreh ministri.

Ai theksoi më tej se, Serbia, është një nga shtet që po armatoset më shumë në rajon dhe se ky armatim, nuk beson se është për gjueti rosash.

“Besoj që cilido e ka parë që Serbia është një nga shtetet që po armatoset në mënyrën më të vrullshme në krahasim me vendet e rajonit.

Nuk besoj se ky armatim është për gjueti rosash. Është një politikë që i përgjigjet pikërisht kësaj që më fund u deklarua si protokoll i konfliktit të ngrirë.

Mendoj që teknologjia serbe për të krijuar fqinj me status gjysmë shtetëror duke filluar nga Bosnja tek Kosova dhe tani mesa duket do të kapë edhe Malin e Zi”,- tha ai.

“Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe pastaj me BE-në. Mendoj që konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve është një konflikt i ngrirë.

Është një konflikt që menaxhohet nga Moska dhe Vuçiç është thjesht një nënprodukt i kësaj politike. Mendoj që deklarimet e Moskës dhe ministrisë së Jashtme të Rusisë lidhur me shkuarjen në Hagë të drejtuesve të UÇK-së e vërteton shumë qartë këtë”,- tha ai më tej.

Majko nënvizoi se, në gjykatë o njëra o tjetra palë meriton të shkojnë, të dyja është absurde.

“Mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se ajo që po ndodh është goxha e rëndë. Tani ka filluar një proces gjyqësor, dhe të gjitha komentet tona do të ishin moment dobësie.

Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë kriminale.

Një gjë duhet të jetë e qartë UÇK-ja ka pasur hesape të hapura me regjimin e Millosheviçit. O njëra o tjetra meriton të shkojnë në gjykatë. Të dyja është absurde”,- përfundoi Majko.

/GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: deklarataKosovamajkoserbiaVuçic

Të tjera

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi
Aktualitet

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin Kastriot Cenko, i shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së...

16:33 29/05/2026
“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT
Aktualitet

“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

Për herë të parë në Shqipëri pritet që në QSUT të ofrohen terapi hormonale për personat transgjinorë, një zhvillim që...

11:32 29/05/2026
Para

Alarm për modifikim të koronavirusit në Greqi/ Zbulohen 2500 nuselala me covid, pritet eliminimi i tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

16:33 29/05/2026
“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

11:32 29/05/2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizyt, edhe Cllevio paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizyt, edhe Cllevio paraqitet në GJKKO si dëshmitar

14:25 28/05/2026
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

10:52 28/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.