Sot në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” do të zbresin në fushë dy kombëtaret e shqiptarëve, Shqipëria dhe Kosova për një ndeshje miqësore që sipas trajnerit Reja nuk ishte me dëshirë por për shkak të rrethanave në të cilat ndodhemi tani u vendos kjo “vllazërore”.
Kjo ndeshje për të dyja Kombëtaret do të jetë testuese para dy ndeshjeve finale në Ligën e Kombeve që zhvillohen ditëve në vijim
Në formacionin e kuqezinjve, Reja pritet të heqë dorë nga skema 3-5-2, duke vendosur variantin 4-3-1-2. Gjithçka do të fiksohet në mëngjesin e sotëm, kur trajneri ka programuar një seancë të lehtë të karakterit taktik, ku për rreth 45 minuta do të provojë formacionin. Në portë pritet ta nisë si zakonisht Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje me katër do të ketë tre debutues: Doka, Çepele dhe Hoxhallari ose Ismajlgeci. Në qendër rikthehet Ismajli. Ndërsa mesfusha me treshen Çokaj, Ramadani e Memushaj, si dhe një mes Selahit e Kallakut para tyre. Sulmi do të ketë dyshen Uzuni-Balaj.
Në anën tjetër Challandes( i cili nuk do të jetë i pranishëm vetë në fushë) sjell një formacion pak më ndryshe pasi rikthehet Muriqi në sulm, ndërsa do të mbështetet nga Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha. I vetmi dyshim mbetet nëse Florent Hadërgjonaj do ta startojë këtë sfidë nga fillimi, duket ditur që ka luajtur çdo minutë me skuadrën e tij Kasimpasa. Kosova mbylli dje përgatitjet në stadiumin e Durrësit.