Më 11 nëntor Kombëtarja jonë luan përballë Kosovës në një miqësore që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kuqezinjtë vendosën të luajnë përballë Kosovës pas vështirësitë në udhëtimin drejt Gjibraltarit për shkak të pandemisë.
Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka shkruar se kjo përballje është vendosur të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 16:00. Është zgjedhur Elbasani duke qenë së impianti modern i “Air Albania” nuk është gati, për shkak të fushës, e cila është në fazë rikonstruksioni.
Ndërkohë kujtojmë se të dyja Kombëtaret do të zbresin në fushë me shumë mungesa për shkak të dëmtimeve fzike që disa futbollistë kanë por edhe masave kufizuese që klubet luajnë jashtë vendit për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe karantinës.