Në orën 5 të mëngjesit të sotëm, fshati Katund i Ri në Elbasan, u trondit nga një shpërthim eksplozivi.
Sulmi është bërë në shtëpinë e të arratisurit nga drejtësia, Tao Çela. Por, shtëpia ka qenë e pabanuar prej kohësh, ndaj aty janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ky sulm vjen pas një goditje tjetër që atentatorët i dhanë Tao Çelës disa muaj më parë, duke i vrarë vëllanë e tij, taksistin Bujar Çela.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve, të cilët duket se po e kërkojnë Çelën krahas saj. Tao Çela akuzohet për grabitje dhe vrasje.
Në shtëpinë e të shumëkërkuarit nga Elbasani, Talo Çela, ku ndodhi shpërthimi me tritol, ka kamera sigurie, të cilat sipas policisë i kontrollon vetëm Talo Çela, i cili është në arrati.
Në zonën ku ndodhet shtëpia, nuk ka banesa të tjera dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar autorin, kësisoj kjo do ta bëjë më të vështirë të gjendet se kush fshihet pas ngjarjes.
Shtëpia ndodhet shumë pranë me vendin ku është ekzekutuar vëllai i tij Talos, Bujar Çela. Shtëpia ndodhet 150 metra larg vendit ku iu ekzekutua i vëllai.
Sipas bluve, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi Çelës, 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/GazetaReforma.com/