Skip to content
Të Gjitha

Ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për 14-vjeçarin që mbeti i plagosur nga tërmeti në Samos

· 1 min lexim

Ambasada Shqiptare në Greqi ka njoftuar ditën e sotme se 14-vjeçari shqiptar, Enriko Mane, i cili mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin e Samosit, është drejt përmirësimit.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Enriko, me origjinë nga Fieri është drejt përmirësimit dhe se do të lërë shumë shpejt shtratin e spitalit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.

Njoftimi i Ambasadës:

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.

Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.

Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko”.

Kujtojmë se para pak ditësh, një tërmet i fuqishëm goditi ishullin grek të Samosit dhe Izmirin në Turqi. Në Greqi u raportuan dy viktima, të cilët ishin dy të mitur që po ktheheshin nga shkolla, ndërsa në Turqi 114 viktima dhe qindra të plagosur.