Skip to content
Bota

Rekord rastesh të reja në Itali, 352 persona humbin jetën nga Covid-19

· 1 min lexim

Edhe ditën e sotme në Itali është shënuar një rekord rastesh të reja me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 30.550 persona nga  211.831 tamponë të kryer ndërkohë që ditën e djeshme ishin vetëm 28.244 raste.

Edhe numri i të vdekurve është rritur, pasi 352 një më pak nga rekordi i ditës së djeshme ku 353 persona humbën jetën duke shënuar rekordin e ri për numrin e vikitimave që nga muaji maj.Ndërsa të shtruarit në spitale janë shtuar 1.002 më shumë se një ditë më parë, 67 në terapi intensive.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Itali kanë rezultuar pozitivë   790 377 persona mes të cilëve 39 764 persona kanë humbur jetën.

Rajoni më i nxehtë mbetet Lombardia  me 7.758 raste të reja, më pas Campania me 4.181 dhe Piemonte 3.577.