Ditën e djeshme u njoftua se futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni kishte mposhtur koronavirusin dhe ishte kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
Por edhe pse e kaloi virusin, Uzuni do të humb ndeshjen më të rëndësishme për të dhe tifozat e tij. Pasi sot në mbrëmje ekipi i Ferencvarosit me të cilin luan Uzuni do të përballet në Budapest me Juventusin.Edhe pse sipas rregullores (neni 7, pika 7 e protokollit UEFA), ai mund të luajë, trajneri dhe ekipi i tij kanë vendosur që të mos e marrin me vete në Hungari.
Ndërkohë kujtojmë se para dy javësh ai u infektua duke humbur dy ndeshjet më të rëndësishme për ekipin e tij Ferencvaro në kampionat, si dhe në Champions League kundër Barcelonës dhe Dynamo Kiev.
Lajmi i shërimit të tij do i shërbejë shumë teknikut të Kombëtres tonë, Edi REJA për ndeshjet e radhës tani në nëntor. Pasi deri më tani, Kombëtarja do të zbresë në fushë me shumë mungesa tani për shkak të dëmtimeve fizike që lojtarët kanë por edhe masave anti-covid që shumë shtete kanë marrë së fundmi.