Kryetarja e LSI-së ka reaguar me anë të një statusi në facebook në lidhje me lajmet se ajo është gjobitur për shkak të mos mbajtjes së maskës në ambiente publike.
Ajo është shprehur se gjatë kohës që ka qenë në takimin në Kombinat nuk ka pasur asnjë efektiv policie.
Gjithsesi sipas Kryemadhit akoma nuk është njoftuar në lidhje me gjobën.
Statusi i saj:
Duke pare disa lajme te publikuara ne media duam te sqarojme se: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnje dijeni per gjobe nga Policia e Shtetit. Gjate gjithe kohes qe eshte zhvilluar aktiviteti ne Kombinat nuk eshte paraqitur asnje efektiv policie. Deri ne momentin qe do te njihemi me gjoben do te kemi nje reagim.