Vala e dytë e Covid-19, ka “pushtuar” edhe vendet nordike me temperatura më të ulëta, të cilat sipas studimeve të deritanishme mund ta përshpejtojnë edhe më shumë virulencën e koronavirusit.
Për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid-19, Suedia ka vendosur masa të rrepta për tre qytetet më të mëdha të vendit, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Si pasojë, Stokholmi, Goteborgu dhe Malmos, janë izoluar.
Udhëzimet e reja përfshijnë qëndrimin larg dyqaneve jo-thelbësore dhe shmangien e transportit publik, palestrave dhe muzeve.
Kryeministri suedez Stefan Loven tha në një konferencë për shtyp sot, se vendi është në një situatë të rëndë, ku çdo ditë gjithnjë e më shumë persona shtrohen në kujdesin intensiv.
Loven deklaroi gjithashtu se festat në restorante do të jenë të kufizuara. Ai u ka bqërë apel qytetarëve që të shmangin kontaktet fizike. Ndërkohë udhëzimet e reja do të hyjnë në fuqi më 17 ose 19 Nëntor.
Kujtojmë se që prej fillimit të pandemisë deri më tani, në Suedi janë regjistruar 5,969 viktima dhe të infektuar, ndërkohë në gjendje të rëndë për jetën janë 134,532 të tjerë./GazetaReforma.com/