Njeriu që dëshiron më shumë humbjen e Presidentit Trump është Edi Rama, i cili në zgjedhjet e kaluara u përfshi publikisht kundër tij. Në këto presidenciale, Rama nuk ka marrë anë, duke preferuar të heshtë. Nga PS-ja ka folur vetëm Mimi Kodheli, e cila e kritikon Trump për mungesën e sigurisë në SHBA dhe për menaxhimin e keq të pandemisë. Duke folur për emisionin “Pushteti”, në Faxweb, ish-ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli “Fakti që ka qenë i paqëndrueshëm për koronavirusin dhe ka shifra të larta të infektimit, i ka bërë amerikanët të jenë të frigur mbi mënyrën si administrata Trump do të menaxhonte një situatë të ngjashme. Trump i thotë se nëse do ishte Biden, do i mbyllte aktivitetet njësoj si Europa.
Vijmë tek ekonomia. Biden ka flakur temat e ekstremit të majtë mbi ekonominë. Ka thënë që për kompanitë me të ardhura të larta do të rritet taksimi po ka folur dhe për injektim me 40% për ekonomitë e vogla dhe këtu lindin pikëpyetje të mëdha për bumin ekonomik dhe për uljen drastike të papunësisë. Në fillim të pandemisë, papunësia ka qenë 3.6% dhe sot është rreth 8%.
Ka një fenomen në këto zgjedhje që e dallon në mënyrë të dukshme me zgjedhjet e mëparshme. Sot që flasim, 100 milionë amerikanë kishin votuar. Deri para 2 ditësh, Biden ka pasur avantazh rreth 8% me Trump, por analistët mbeten të paqartë për rezultatin final.
Unë mendoj që demokratët jo domosdoshmërisht e kanë dashur Biden si përfaqësuesit e tyre, por në këtë rast do të fitonte nga përgjegjshmëria e demokratëve. Ndërkohë kjo fushatë ka pasur gjuhë të ashpër dhe retorikë politike të padëgjuar më parë dhe situata në vend është e acaruar ku ka një ndjesi të mungesës së sigurisë. Kam dëgjuar shumë intervista këto ditë, nuk është parë ndonjëherë që katet e para apo përdhe në Nju Jork, Ëashington apo Teksas të mbyllen me dërrasa, hekura, mure të përkohshme për shkak të një reagimi të mundshëm post rezultat”, tha Kodheli.
Në të njëjtin emision, ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi tha se “Sondazhet herën e fundit nuk e treguan fituesin ka pikëpyetje. Sondazhet thanë që Hillary Clinton do fitonte, ndërsa flitet edhe për votues të heshtur, të fshehur të Trump. Përse nuk e shprehin? Ne nuk jemi në Amerikë, por çfarë kemi dëgjuar në grupe të caktuara shoqërore ka një klimë e cila të bën të heshtësh. Nëse je në punë apo një lagje, të bën të heshtësh”, tha Bumçi
Anëtari i Kryesisë së PD Fatbardh Kadilli, duke folur për neës 24, thotë se ndërhyrja e Trump në politikë ndryshoi Botën.
“Kjo është sfida që nuk e pranojnë. Dhe po humbi Trump, Biden do vazhdojë të njëjtat gjëra me Kinën, me OKB-në. Po i shkojnë nga prapa të njëjtët kulturë që solli Trump. Nuk do ketë marrëveshje të tregtisë së lirë, por të ndërsjelltë. Nuk është gallatë Trump, mund të interpretojë në mënyrë të çuditshme por nuk është gallatë. Ai sfidoi rusët. Ky që u akuzua si produkt i Putin është ai që i rezistoi Putin”, tha Kadilli. Shumica preferojnë të tregohen të kujdesshëm. Ish presidentit Topi është një prej tyre. Në një intervistë në Report TV, Topi deklaroi se nuk ka rëndësi kush fitoj, të dy e do ta mbështesin Shqipërinë.
/GazetaReforma.com/