Sot Amerika voton në një palë zgjedhje që kanë mbajtur në ankth jo vetëm amerikanët, por mbarë botën. Donald Trump garon përballë Joe Biden, në një garë ky sondazhet i japin një avantazh rivalit demokrat.
Por sipas një sondazhi të fundit, Donald Trump, i republikanëve e ka ngushtuar hendekun në gjashtë shtete kyçe për zgjedhjet. Bëhet fjalë për shtetet Arizona, Florida, Miçigan, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsin.
Në këto zgjedhje kaq të rëndësishme për amerikanët dhe jo vetëm, nuk mund të mungonte dhe prezenca e shqiptarëve dhe ndikimit që ato kanë te votuesit shqiptarë në SHBA. Që në fillim të garës mes dy kandidatëve, figurat e njohura publike shfaqën hapur bindjet e tyre politike dhe preferencat për kandidatët në garë.
E para që shfaqi pëlqimin e saj për një nga kandidatët ishte këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Para pak javësh Dua ndau një video mesazh për komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë. Artistja shqiptare iu drejtua fansave të saj të votojnë kandidatin demokrat Joe Biden, duek përmendur mbështetjen e vazhdueshme që Biden ka treguar ndaj Kosovës gjatë luftës me Serbinë.
“Përshëndetje të gjithëve, jam Dua Lipa. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden na qëndroi pranë kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, thotë Lipa.
🇺🇸🇦🇱 @DUALIPA's message at the Albanian American rally for #BidenHarris 🇦🇱🇽🇰
“Biden stood by us when Kosovo was facing a humanitarian catastrophe… Your vote has never been so powerful.” #statenislandAlbanian #SIAlbanians #Albanian #statenisland pic.twitter.com/BU5sfINvFK— Staten Island Albanians 🇦🇱🇺🇸 (@SiAlbanians) October 9, 2020
Të njëjtin mendim me Duan, ka edhe kreu i i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili shpërndau në Facebook një video ku shprehet se Biden ka qenë një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve. Kurti ka thënë se një votë për Joe është një mundësi e përbashkët për drejtësi dhe liri.
“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri ndërhyrje amerikane në Bosnjë dhe më pas në Kosovë; që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve të luftës dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës.Shqiptarët kanë një mik të vërtetë dhe alet të dëshmuar te Joe Biden. Një fitore e Biden-it do të kishte një ndikim pozitiv në të dy anët e Atlantikut.
Por në këto zgjedhje dhe në këtë garë nuk mund të mungonte kurrsesi këngëtrja shqiptare Bleona Qereti e cila prej vitesh jeton në Amerikë. Por Bleona ndryshe nga të sipër përmendurit, doli hapur duke mbëshetur kandidatin republikan Donald Trump.
Në një postim në Instagram, Bleona ftoi të gjithë shqiptarët që jetojnë në Amerikë që të votojnë presidentin Trump duke u kujtuar atyre 45 vitet e komunizmit.
“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar. Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit në mënyre unanime të mbështesin Presidentin Donald J. Trump, @realdonaldtrump personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit. Kam nderin t’ju ftoj të gjithëve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Toënship, Micigan. per nje feste madheshtore!”, ka shkruar këngëtarja mes të tjerash.
Votimi në Amerikë ende nuk kanë mbaruar dhe pritet të dalin rezultatet e plota për të parë se kë kanë votuar amerikanët dhe shqiptarët që jetojnë në SHBA. Pasi cilido kandidat të fitojë ndikimi i tij do të jetë shumë i madh për vendin tonë.