Krerët e Policisë së Kukësit, Dibrës dhe Elbasanit, janë transferuar nga detyrat dhe postet që mbanin, duke u zëvendësuar me emra të rinj.
Mësohet se drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukësit, Erigert Mitri transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela.
Ndërkohë kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Arjan Muça, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.
Po ashtu edhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Skënder Kalemi, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.
Bëhet me dije se këto ndryshime vijnë për arsye e dhënies së një impulsi të ri punës së Policisë në qarqe.