Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se është futur në karantinë pas kontakteve me një të infektuar me Covid-19.
Bëhet me dije se lajmin e ka bërë vetë kreu i OBSH-së, ku është shprehur me anë të një postimi në tëitter se është vetëkarantinuar. Ghebreyesus ka shkruar se është karantinuar pas ka pasur kontakte me një person të infektuar me Covid-19.
Kreu i OBSH-së, është shprehur se është mirë dhe se nuk ka simptoma të Covid.
“Unë jam identifikuar si një kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për COVID19. Unë jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetë-karantinohem gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet OBSH, dhe do të punoj nga shtëpia,” tha Ghebreyesus.
Kujtojmë që deri më tani në rang global 1,205,437 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 46,834,629./GazetaReforma.com/