Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Quebec, në Kanada.
Mediazt kanadeze kanë bërë me dije se një djalë rreth 20 vjeç, i veshur si në ‘mesjetë’ ka vrarë me shpatë dy persona dhe ka plagosur 5 të tjerë.
Mësohet se i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është arrestuar nga policia menjëherë.
Nuk dihen ende motivet që e çuan burrin drejt veprimit ekstrem, ndërsa policia u kërkoi banorëve të zonës që të rrinë mbyllur në shtëpi./GazetaReforma.com/