ZëvendësPresidenti turk, Fuat Oktay, ka bërë me dije në një deklaratë për mediat turke, se numri i viktimave deri më tani nga tërmeti shkatërrues në Turqi ka shkuar tashmë në 51, ndërsa numri i të plagosurve deri më tani janë 896.
Pas goditjes së fortë të tërmetit, në rajon janë regjistruan më tej në total, 831 pasgoditje.
Oktay njoftoi po ashtu se të paktën 26 ndërtesa të dëmtuara rëndë kanë nevojë për shembje urgjente.
Zv/presidenti i Turqisë tha se vijojnë ndërkohë intensivisht operacionet e kërkim-shpëtimit në 26 zona. Doğanlar, Yağcılar Emrah (2 ndërtesa) Yılmaz Erbek dhe Barış Sitesi (2 ndërtesa) ku vazhdojnë të punojnë me 2,076 personel kërkim-shpëtimi./GazetaReforma.com/