Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, bëhet me dije se një pacient I infektuar me Covid-19, I ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit.
Mëesohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm.
Pacienti që i ka dhënë fund jetës, është identifikuar si është Preng Gjonaj 52-vjeç, me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Tiranë, ndërsa prej ditësh po trajtohej në spital pasi ishte i prekur nga Covid-19.
Tashmë vetëvrasjet nga tarracat ose katet e spitaleve, janë kthyer në një fenomen, pasi vetëm për pak muaj ky është rasti i tretë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë.
Kujtojmë se në 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë, ndërsa në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës duke u hedhur nga një lartësi nga spitali i “Sanatoriumit”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.11.2020, rreth orës 03:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GazetaReforma.com/