Skip to content
Rajoni

Tërmeti në Greqi, flet 14-vjeçari shqiptar:”Gjithçka do të shkojë mirë”

· 1 min lexim

Midis të plagosurve të tërmetit tronditës që goditi brigjet e Turqisë dhe të ishujve grekë, ndodhet edhe një i mitur me kombësi shqiptare. Eriko Mane nga Lezha, mësohet se ka mbetur i lënduar rëndë në ishullin grek të Samos.

14-vjeçari ka pësuar goditje në kokë, në këmbë si edhe ka thyer krahun dhe teksa gjendet i shtruar në spitalin e fëmijëve në Athinë shprehet:

“Ju falënderoj shumë që po më dërgoni mesazhe, edhe po kërkoni zgjidhje për mua. Faleminderit shumë dhe gjithçka do shkojë mirë”.

14-vjeçari u operua në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e mirë dhe mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mane u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga.

Në Samos raportohet se kanë mbetur të plagosur 19 persona, ndërsa dy adoleshentë kanë humbur jetën pasi mbi ata u shemb një mur.