Skip to content
Të Gjitha

Raste të reja me Covid-19 në Berat e Skrapar, mes të infektuarve dy mësues

· 1 min lexim

Raste të reja me koronavirus janë shfaqur ditën e sotme në qytetin e Beratit dhe në Skrapar.

Mësohet se janë infektuar me Covid-19 një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Berat dhe 2 mësues e një punonjës i Ujësjellësit në Skrapar.

Punonjësi i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Berat punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve. Menjëherë sapo ka marrë përgjigjen ai është karantinuar, ndërkohë i janë nënshtruar tamponit dhe tre kolegët e tij që punonin në të njëjtën zyrë. Ndërkohë ka filluar procesi i dezinfektimit në ambientet e Drejtorisë dhe është mbyllur zyra e regjistrimit të bizneseve, ku rezultoi punonjësi i infektuari.

Ndërsa në Skrapar janë infketuar dy mësues dhe në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Drejtorisë së Ujësjellësit. Të tre këta persona e kanë marrë përgjigjen e tamponit këtë mëngjes dhe ka filluar procesi i gjurmimit të kontakteve të tyre dhe po dezinfektohen ambientet ku punonin.

Që nga filllimi i pandemisë e deri më tani në qarkun e Beratit janë regjistruar 288 raste aktive me koronavirus.