Skip to content
Të Gjitha

Transportonte emigrantë të paligjshëm, policia e Shkodrës arreston një 29-vjeçar

· 2 min lexim

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një person i cili ishte i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga ka rënë një 29-vjeçar me iniciale N.P banues në Shkodër pasi ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 14.09.2020, ku Policia ishte vënë në ndjekje të tre automjeteve që dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm, por pasi shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, mjetet janë larguar me shpejtësi.

Po gjatë ditë së sotme piolicia ka arrestuar dhe një 25-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për dhunë në familje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 14.09.2020, ku Policia ishte vënë në ndjekje të tre automjeteve që dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm, por pasi shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, mjetet janë larguar me shpejtësi.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. L. 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.