Para pak ditësh presidenti francez Emmanuel Macron vendsoi se e gjithë Franca do të futet në karantinë për shak të numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19 dhe viktimave që ky virus po shkakton.
Por trafiku i mbrëmjes së kaluar një natë para se të hynte në fuqi izolimi kombëtar, ka krijuar shumë kaos dhe rradhë të gjata pritjesh në rrugët e Parisit.
Radhët e makinave u shtrinë për 700 km në rajonin e Ile-de-France, raportuan mediat lokale, të cilat thonë gjithashtu se shumë parizjanë po i largohen qytetit për ta kaluar karantinën në fshat, pasi mendojnë se masat do të jenë më të buta.
Incredible traffic jam in Paris as people try to leave the city before 9 pm curfew and before confinement begins at midnight. Traffic is barely moving in every direction as far as the eye can see. Lots of honking and frustrated drivers. pic.twitter.com/6Zn2HCxuPl
— Michael E. Webber (@MichaelEWebber) October 29, 2020
Në një fjalim televiziv të mërkurën presidenti Macron tha se tani njerëzit do të dalin jashtë vetëm për të shkuar në spital.Gjatë javëve të fundit, Franca ka raportuar dhjetëra mijëra infeksione të reja në ditë dhe tani po regjistron më shumë se 380 raste të reja çdo javë për 100,000 njerëz.Vdekjet ditore nga Covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që prej muajit prill; të enjten autoritetet raportuan 47,637 raste të reja dhe 250 vdekje.