Përjashtohet nga ekipi i Magdebur, Jurgen Gjasula, lojtari i Kombetares shqiptare. Ai është një mesfushor që ka luajtur me kombëtaren shqiptare, ndërsa është aktivizuar vazhdimisht me ekipe gjermane..
Së fundi, Gjasula ishte në skuadrën gjermane të Magdeburg në Ligën e Tretë gjermane. Skuadra po kalon një periudhë të vështirë, teksa së fundmi ka marrë vendimin për të përjashtuar mesfushorin 34 vjeçar Jurgen Gjasula dhe futbollistin tjetër Bertam.
Nuk ka një shpjegim zyrtar për përjashtimin e futbollistit, por sipas medias gjermane thuhet se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e faktit që klubi do t’i hapë rrugë të rinjve.