Vala e dytë e madhe e koronavirusit ka përfshirë edhe gjithë rajonin e Ballkanit, duke mos lënë pas as fqinjin tonë Veriperëndimor.
Pas shifrave të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, edhe në Malin e Zi ka rritje të numrit të infektimeve në ditët e fundit.
Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 354 raste të reja me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 937 testime.
Më shumë raste janë regjistruar në Podgoricë, 170 të infektuar, ndërsa në Ulqin 27 raste të reja, dhe gjithsej 3729 raste aktive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 242 pacientë.
/GazetaReforma.com/