Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një i ri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit.
Burime për mediat bënë me dije se 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit.
Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja.
I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.
Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe arsyet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt të rëndë./ News24/