Ministra e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit sa i përket Covid-19 në vendin tonë. Numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë, ku edhe sot kemi pasur 6 viktima, po aq sa dje.
Sa i përket numrit të rasteve të reja raportohet të jenë 275.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Përrenjas, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç nga Vlora, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.