Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

EKSKLUZIVE/ Flet ish-komandanti i Flotës: Çështja e detit të shkojë në Hamburg, jo në Hagë

17:12 29/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Vladimir Beja është ish-pjesëtar i grupit negociator për delimitimin e ujërave detare me Italinë dhe ish-komandant i Forcës Ushtarake Detare. Në një intervistë për “Gazetën Reforma”, lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për ta çuar marrëveshjen detare me Greqinë në Gjykatën e Hagës, ai e quan një gabim, pasi çështjet e detit gjykohen në Hamburg.

Në Hagë diskutohen vetëm incidentet, si ai Korfuzit, thotë Beja. Gjithashtu, sipas tij, Shqipëria po ndihmon Greqinë, sepse ajo nuk ka kaluar akoma në 12 milje dhe është me kufi detar 6 milje.

Cilat çështje e marrëveshjes duhet të çohen nga Shqipëria në Hagë? 

-Këmbëngul që nëse duhet shkuar me doemos, duhet të shkojmë në Hamburg dhe jo në Hagë! Gjykata e Hamburgut është Gjykata e krijuar pikërisht për të shuar mosakordin që mund të kenë palët në interpretimin e parimeve që përcakton Ligji Ndërkombëtar i Detit, siç quhet sot Conventa e Montego Bay! Është gjykatë e posaçme profesionale, ndryshe nga Haga! Është ende e panjohur, ende se cilat janë mosakordet Shqipëri- Greqi?! Përse zgjidhet Haga dhe jo Hamburgu ?!

Në diplomaci dhe politikë nuk ka asgjë të rastësishme, mund të jetë edhe një kërcënim, do t’iu çojmë atje ku ju [Shqipëria] keni humbur,” se Gjykata e Hagës e ka dënuar Shqipërinë për incidentin e pas-Luftës së Dytë Botërore me anijet angleze.

A duhet konsultuar Italia si palë të tretë?

Marrëveshjet janë dypalëshe. Një takim tripalësh mund të mbahet vetëm për të precizuar pikën ku takohet treshja e vijës kufitare të të tre shteteve. Situata e zgjedhur për ta çuar çështjen në gjykatë ndërkombëtare, ndihmon Greqinë. Ajo ka marrë goditje ndërkombëtare. Deklarimin nga Greqia për zgjerimin nga 6-12 milje në det e ka kritikuar rëndë nga sekretari i përgjithshëm OKB-së, i cili e ka quajtur të njëanshëm dhe të papranueshëm, njëkohësisht edhe BE më 1 dhe 2 tetor e ka kritikuar qeverinë greke për qëndrim të njëanshëm.

Si duhet të jetë përbërja e grupit negociator?

Ekipi duhet të jetë përfaqësues shtetëror dhe jo i njëanshëm qeveritar, pavarësisht kush qeveris. Drafti ynë duhet të kalojë në parlament dhe te kryetari i shtetit, duke u bazuar te vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Përse Shqipëria nuk e shpall Gjirin e Sarandës Det Historik?

Është shumë vonë! Duhej bërë me një ligj të veçantë.

Ju faleminderit

/Gazeta Reforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: HagaMarreveshja me GreqineVladimir Beja

Të tjera

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Para

Shtohen frikshëm rastet me Covid, ja masa e ashpër që ka marrë sot Maqedonia e Veriut

Lajmet e fundit

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English