Tjetër sulm terrorist në Francë, policia qëllon agresorin që lëvizte me armë në rrugë (Video)
Një tjetër sulm terrorist ka ndodhur përsëri në Francë.
Kjo pasi një person ka goditur me thikë rojen e Konsullatës franceze në Arabinë Saudite. Policia ka arrestuar autorin që qëlloi rojen në Jeddah.
Ndërkohë, policia ka arritur të neutralizojë e më pas ta vrasë një tjetër person që po ecte me armë në dorë në rrugët e Avignone. Sipas dëshmitarëve okularë ai po thërriste “ALLAHU AKBAR”, por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është shmangur një tragjedi tjetër.
https://twitter.com/flood_the_zone/status/1321778417558200320?s=21
Pasi më herët gjatë ditës në një katedrale në Nice të Francës ka ndodhur një sulm me thikë ku u vranë tre persona mes tyre një grua që iu pre koka e disa të tjerë janë plagosur.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të neutralizojë autorin e ngjarjes i cili është transportuar më pas për në spital.