Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përsëritet skenari i ARMO-s? Alarmi i Albpetrol: Bankers Petroleum po transferon para jashtë!

13:07 29/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kompania publike Albpetrol, e cila mbikëqyr koncesionet e naftës, ka lëshuar alarmin se Bankers Petroleum po transferon para jashtë Shqipërisë, në një kohë që borxhet e saj brenda vendit janë rritur me shpejtësi.

Përmes një shkrese zyrtare, ne dhjetor të vitit të kaluar, Albpetrol i ka kërkuar sqarime të hollësishme Bankers Petroleum mbi këtë çështje duke e pyetur shprehimisht se sa është shuma e parave të transferuara jashtë dhe me çfarë motivacioni janë transferuar ato.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Bankers, pranon se ka transferuar para drejt kompanisë mëmë, por pa zbuluar shumën. Sipas Bankers, qëllimi i kësaj transferte ka qenë pagesa e interesave të kredisë apo shpenzime të tjera të kompanisë mëmë.

Sipas burimeve të TVT-së, gjatë periudhës qershor 2018-dhjetor 2019, Bankers Petroleum Albania ka transferuar rreth 60 milionë dollarë drejt kompanisë mëmë Bankers Petroleum LTD. Të njëtat burime thonë se transfertat kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti.

TVT e pyeti Bankers Petroleum zyrtarisht mbi shumën e saktë të parave që janë transferuar drejt mëmës, por Bankers nuk u përgjigj.

Normalisht lëvizja e kapitalit është e lirë. Kompanitë kanë të drejtën të transferojnë fitimet e tyre lirisht drejt vendeve të origjinës, por pasi kanë shlyer të gjitha borxhet dhe detyrimet në vendin ku ato operojnë.

Në të kundërt, ajo që ndodh është nje skeme vjedhje, e cila transferon fitimet jashtë dhe lë borxhet brenda vendit deri në falimentimin potencial të kompanisë.

Ekspertët thonë se një skemë e ngjashmë është përdorur me ARMO-n, ku kompanitë që e kanë shfrytëzuar atë kanë transferuar fitimet duke i lënë ARMO-s mbi 1 miliardë euro borxhe. A është duke bërë edhe Bankers Petroleum të njëjtën gjë? Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen institucionet.

Prej dy vitesh Bankers Petroleum Albania nuk i publikon më pasqyrat financiare, edhe pse e ka detyrim ligjor. Kjo ngre të tjera dyshime të forta, pasi bëhet fjalë për një kompani, e cila shfrytëzon pasurinë më të madhe publike në vend.

Por sipas korrenspondencës me Albpetrol, Bankers pranon se në fund të prillit të këtij viti vetëm borxhi që ajo ka ndaj nënkontraktorëve ka arritur në 70 milionë dollarë, nga të cilat 40 milionë dollarë janë mirëfilltazi detyrime të prapambetura.

Një pjesë e këtij borxhi është detyrim i papapaguar ndaj institucioneve publike, veçanërisht Albpetrolit dhe Bashkive te Qarkut te Fierit, pra janë para që duhet të shkonin në arkën e qytetarëve.

Për shkak të rritjes së shpejtë të borxhit, po në prill të këtij viti, nënkontraktorët më të mëdhenj përmes një shkrese zyrtare kanë vënë në dijeni Ministrinë e Energjisë, AKBN dhe Albpetrolin se Bankers ka akumuluar borxhe të mëdha ndaj tyre duke vënë në rrezik ekzistencën e këtyre kompanive.

Veç borxheve ndaj nënkontraktorëve, Bankers Petroleum ka dhe një kredi 110 milionë dollarë të marrë nga një fond kinez investimesh.

Kjo kredi duhet të ishte shlyer në dhjetor të vitit të kaluar, por Bankers nuk arriti ta paguajë sipas afateve, çka përbën një tjetër çështje për të cilën Albpetrol ka lëshuar alarmin.

Në këtë situatë, transferimi i parave drejt mëmës, ngre pikëpyetje të mëdha. A mos vallë, e gjitha kjo është një skemë gjigante vjedhjeje, për të transferuar fitimet e naftës shqiptare jashtë dhe për të lënë qindra milionë dollarë borxhe në kurriz të qytetarëve, njësoj si ARMO?

Këtë herë institucionet janë të paralajmëruara dhe në rast se një skenar i ngjashëm do të materializohet nuk mund të fshihen më duke e lënë fajin jetim.

Etiketa: albpetrolarmoBankers PetroleumBorxhetskema e mashtrimit

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Liga Profesioniste mblidhet sot, ja për çfarë do të diskutohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.