Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka paralajjmëruar mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, nëse vazhdojnë të mos respektojnë rregullat anti-Cocid.
“Njerëzit të gjithë që marrin në telefon a do mbyllemi. Zotëri respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm, do bashkëpunim. I vetmi moment në histori që duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Jo ilaçe nga kushëriri, nga mjeku. Tani që po vija lokalet jo plot dhe të rinjtë jo afër njëri tjetrit. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet, nëse nuk kontrollohet situata. Do merren masa nëse nuk respektohen rregullat”, tha Brataj në një intervistë televizive.
Duke shpjeguar rritjen e rasteve dhe rregullin e ri për mbajtjen e maskës në çdo ambient përveç shtëpisë, Brataj tha se duhet më shumë kohë që ky rregull të japë efekt. Këtu ka folur edhe për rëndësinë e maskës, duke thënë se spërklat kanë rreth 70-100 viruse.
“Që të japi efektin maska duhet të paktën 3 ose 4 javë. Për këtë mund ti referohemi Kosovës që pati një rritje dhe maska i uli numrat. Janë bërë studime për të parë sasinë e spërklave që ne nxjerrim dhe sasinë e virusit që nxjerrim. Janë bërë studime për të parë sasinë e spërklave dhe të virusit që mbajnë.
Nëpërmjet ajrit nuk kishte një studim që të thoshim përhapet dhe në çfarë mase. Dihet që viruset përhapen në ajër s’mund ta përjashtosh këtë. Fakti që gjatë një bisede të lirë një person i infektuar mund të nxjerrë 600 deri në 1000 spërkla në 1 minutë ato mund të shkojnë deri në 1 metër distancë. Spërklat kanë 70-100 viruse. Më problem është kolla dhe teshtitja”, tha Brataj.
/GazetaReforma.com/