Kur flitet për ujkun njerëzit që nuk e kanë parë nga afër kanë përshtypjen se është në madhësinë e një qeni, por me fare pak ndryshime nga ky i fundit, plus egërsinë.
Por pasi të shikoni këtë species në këtë video, me siguri që do të ndryshoni mendim edhe për ujkun dhe madhësinë e tij.
Ai quhet “ujku kanadez” dhe i përket luginës së lumit “Mackenzies” në Kanada dhe është më i madhi në botë.
Gjatësia e tij mund të arrijë në 2.13 metra. I njohur gjithashtu si ujku veriperëndimor ose ujku kanadez, ky gjigant me gëzof endet në veriperëndim, duke frekuentuar luginën e lumit Mackenzie.
Lumi Mackenzie është sistemi më i gjatë i lumit në Kanada, dhe ushqen një ekosistem të gjerë ku ujqërit më të mëdhenj në planet mund të “lulëzojnë” aty.
Këta ujqër kanë gjymtyrë veçanërisht të forta dhe mushkëri të mëdha të adaptuara për frymëmarrje në lartësi më të mëdha, të cilat u mundësojnë atyre të mbretërojnë suprem në habitatin e tyre natyror.
Ujqërit e luginës së Mackenzie-t, konsiderohen të jenë nënllojet e ujkut me trupin më të madh në krahasim me kushërinjtë e tyre më të dobët që rriten në Europë.
Ndërtimi i tyre trupor i trashë, u jep atyre një pamje paksa më të madhe dhe më të rrumbullakosur se llojet e tjerë të ujqërve.
/GazetaReforma.com/