Mesfushori francez Paul Pogba ka marrë një vendim drastik në lidhje me të ardhmen e tij në Kombëtaren e Francës.
Kjo pas deklaratave të fundit të presidentit francez Emmanuel Macron i cili ka marrë një nismë për të vendosur një projekt-ligj që do të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare. Kjo sipas Marcon vjen pasi Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar.
Edhe pse Pogba fitoi në vitin 2018 Kupën Botërore të futbollit, në Rusi kjo nuk e ka ndaluar atë që të marrë këtë vendim i cili prek myslimanët. Pasi kujtojmë se Pogba është një mysliman i konvertuar dhe i vjen keq për vendimin e qeverisë franceze për t’i dhënë nderin më të lartë të vendit mësuesit i cili u kishte treguar karikatura të profetit Muhamed fëmijëve të shkollës në klasën e tij para se të vritej në një sulm terrorist.
Ende nuk ka informacione zyrtare për këtë lajm, por pritet që Pogba të reagojë në lidhje me këtë vendim të qevrisë franceze që prek gjithë myslimanët në Francë.