Komisioni i Ligjeve ka votuar sot me shumicë votash, marrëveshjen e bërë midis Qeverisë shqiptare dhe kompanisë farmaceutike Gavi.
Marrëveshja është nënshkruar për blerjen e 1 milionë e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë. Sipas marrëveshjes, kosto për këto vaksina do të jetë me vlerën e 3 milion e 990 mijë dollarë.
“Miratohet me të gjitha votat e të pranishmëve ky projektligj. Relatorja të bëj gati projektligjin dhe ta bëjmë gati për seancën e të enjtes”, ka deklaruar kreu i Komisionit Ulsi Manja.
Tashmë, pritet që projektligji t’i shkojë Kuvendit ditën e enjte dhe të marrë dhe pëlqimin e ligjvënësve.
Sipas projektligjit, Shqipëria do të marrë 1, 140, 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë) doza të vaksinës “COVAX Facility”, të kompanisë GAVI, të cilat mbulojnë 20% të popullsisë. Qeveria shqiptare do paguajë fillimisht 3, 990, 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë për këtë kontratë./GazetaReforma.com/