Operacioni Forca e Ligjit vazhdon punën, dhe sot u ka dërguar formularin tre shtetasve të tjerë në qytetin e Korçës.
OFL ka nisur kërkesat me shkrim, për vetëdeklarim të burimeve të pasurisë, shtetasve Juxhin Kulla, Vasfi Bedulla, Teodor Grazhdani, të dënuar për vepra penale si Vjedhje, Vrasje apo Prodhim dhe Trafikim i narkotkëve.
Juxhin Kulla, banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;
Vasfi Bedulla, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;
Teodor Grazhdani, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
/GazetaReforma.com/