Skip to content
Bota

Kohë pandemie Covid-19, shfaqen 2 raste pozitive të gripit të shpendëve në Holandë

· 2 min lexim

Po jetojmë në një kohë pandemie COVID-19, por kjo nuk do të thotë që virozat e tjera sezonale të mos shfaqen apo të zhduken.

Kjo pasi në Holnadë fermerët janë urdhëruara që të mbajnë të gjithë zogjtë brenda fermave të pulave pasi vendi konfirmoi dy raste të gripit të shpendëve.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, dy nga gjashtë mjellmat që u zbuluan në provincën Utrecht rezultuan pozitiv në gripin e shpendëve, ditën e djeshme pasi ishin testuar.Një rosë e egër që ngordhi në të njëjtin rajon po ashtu dyshohet se ishte e infektuar me virusin.

Ministrja e Bujqësisë, Carola Schouten kërkoi nga fermerët të mbanin shpendët brenda fermave të pulave për të parandaluar përhapjen e virusit.Muajin  e kaluar Bashkimi Europian nxiti vendet që të rritnin mbikëqyrjen kundër shpërthimeve të mundshme të gripit të shpendëve midis zogjve të egër dhe atyre shtëpiak.

Ndërkohë muajin e kaluar janë parë shpërthime të tilla midis zogjve të egër dhe shtëpiak në Rusinë perëndimore dhe Kazakistanin, e sipas ekspertëve në Holandë nga këtu mund të kenë adhur dhe dy rastet e reja.

Gripi i shpendëve asgjësoi më shumë se 30 mijë zogj në fermat e vendit në vitin 2018. Transmetimi te njerëzit është i rrallë, por ka ndodhur në të kaluarën që ka sjellë edhe vdekjen e tyre.