Policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin Eduard Ndocaj, i njohur edhe si deputeti kaubojs.
Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, para nisjes së aktivitetit në fshatin Fishtë, për përurimin e shtëpisë-muze ku ka banuar Gjergji Fishta.
Nga sa mësohet, Eduard Ndocaj është paraqitur në këtë aktivitet, edhe pse nuk ka qenë i ftuar, duke u futur në ambientet e brendshme. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Ndocaj është përplasur me shefin e Rendit në Policinë e Lezhës, Agron Qullhaj, dhe ky i fundit ka urdhëruar shoqërimin e tij. Efektivët e kanë marrë me forcë Ndocajn, ku duket edhe në pamjet e mëposhtme.
Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës (Zef Ndokë Simoni), sot në fshatin Fishtë, do të përurohet Shtëpia-Muze, ku banoi poeti Kombëtar.
/GazetaReforma.com/