Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një deklarate të fortë mbrëmjen e sotme.
Thaçi ka pohuar se autorët e zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe të Ali Ukajt ndodhen në Tiranë.
Këtë deklaratë Thaçi e bëri në studion e emisionit “Real Story”, ku shtoi se gjithçka ka mbetur të zbardhet vetëm nga drejtësia.
“Zhdukja e Remzi Hoxhës dhe vrasja e Ali Ukajt janë ngjarje të rënda. Vetëm drejtësia ka mbetur të zbardhë ngjarjen. Autorët se kush janë dihen publikisht. Autorët janë në Tiranë”, tha Thaçi.
Kujtojmë se biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha u rrëmbye dhe më pas u zhduk më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk dihet fati i tij./GazetaReforma.com/