Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka bërë një lëvizje të re gjeostrategjike në Ballkan, ku po tenton të transferojë Regjimentin e Dytë të blinduar të Ushtrisë nga Gjermania, në një vend tjetër evropian më afër Rusisë.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kreu i Pentagonit (Ministria e Mbrojtjes së SHBA), Mark Esper, i cili tha se negociatat u zhvilluan me Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë, si dhe me vendet balltike.
Ky lajm gjithashtu mori edhe vëmendjen e mediave serbe po ashtu.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Poloninë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, takimet e mia të fundit me ministrat nga Rumania dhe Bullgaria, si dhe letrat e marra nga shtetet balltike, mundësia e transferimit të Regjimentit të Dytë të blinduar në një nga ato vende u ngritën mbi një bazë të përhershme, “deklaroi Esper, duke folur në Këshillin Atlantik në Uashington.
Sipas tij, këto masa janë të nevojshme për Aleancën në mënyrë që të “frenojë Rusinë”.
Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, ka njoftuar gjithashtu planet e SHBA-në në lidhje me zgjerimin e numrit të raketave me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtër në Evropë dhe Azi.
Sipas tij, ky vendim lidhet me rritjen e numrit të raketave të tilla nga ana e Rusisë dhe Kinë, si pasojë e shkeljes së Traktatit për Eliminimin e Raketave me Distancë të Mesme dhe me rreze të shkurtër.
Ndërkohë Administrata e presidentit amerikan planifikon të tërheqë rreth 9.500 ushtarë nga bazat në Gjermani, duke përfshirë një skuadrilje të luftëtarëve F-16, e cila u kritikua edhe nga bashkëluftëtarët e Trump, duke e konsideruar atë një “dhuratë për Rusinë” dhe një kërcënim për Sigurinë kombëtare amerikane.
Për momentin, amerikanët kanë më shumë ushtarë në Gjermani se në çdo vend tjetër në botë përveç Japonisë. Në vendin aziatik numërohen rreth 35.000 trupa.
Po ashtu edhe baza gjermane Rammstein, është gjithashtu një pikë logjistike për trupat amerikane në bazat e tjera, përfshirë edhe Campin Bondsteel, bazën kryesore të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nën komandën e KFOR-it në Kosovë./GazetaReforma.com/