Me ndihmë nga SHBA dhe NATO, Shqipërisë do t’i shtohen 60 respiratorë të rinj për të luftuar Covid-19.
Ato do të jenë në gatishmëri për Spitalin Infektiv, atë ‘Shefqet Ndroqi’, si dhe për dy spitalet Covid-3 dhe Covid-4, që ende nuk janë hapur, për të përballuar valën e re të infektimeve që pritet edhe nga ardhja e dimrit.
Siç deklaron ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas kësaj ndihme, numri i respiratorëve në sistem shkon në 173, ndërkohë që para se të ndodhte pandemia, ekzistonin edhe 200 respiratorë të tjerë. Pritet që nga qeveria shqiptare të blihen edhe 44 respiratorë të avancuar dhe statikë, për të përballuar infektimet e reja.
/GazetaReforma.com/