Kampionët në fuqi të Evropës, Bayern Munchen, e kanë nisur me “këmbë të mbarë” këtë sezon të ri në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët kanë mposhtur në “Allianz Arena” 4-0 Atletico Madridin, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të fazës së grupeve.
Fillimisht siparin e golave e hapi sulmuesi Kingsley Coman në minutën e 28’-të, dhe më pas Leon Goretzka dyfishoi avantazhin në 2-0 në minutën e 41-të.
Ndërkohë gjatë pjesës së dytë, Corentin Tolisso realizoi një super gol në minutën e 66’, kurse rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi sërish Kinglsey Coman, duke realizuar dopietë që në ndeshjen e parë të grupeve./GazetaReforma.com/