Gjyqi për dhënien e dënimit ndaj grupit të Habilajve ishte parashikuar për t’u mbajtur më 11 nëntor 2020, por procesi është shtyrë për një periudhë kohore që ende nuk dihet.
Sipas informacioneve, procesi është shtyrë për një periudhë të pacaktuar dhe të prangosurit e operacionit “Rosa dei venti”, pjesë e të cilëve është edhe Moisi Habilaj, nuk ka ende një datë të afërt.
Mësohet se Gjykata italiane e Apelit, ka kërkuar më tepër kohë për të dëgjuar edhe palën mbrojtëse.
Gjyqi për dhënien e dënimit ndaj tyre, ishte parashikuar për t’u mbajtur më 11 nëntor 2020, por kjo e fundit është shtyrë për një periudhë kohore që ende nuk dihet.
Banda e Habilajve
Shqiptari Moisi Habilaj, i konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptarë me një aferë trafiku ilegal droge me vlerë mbi 20 milionë euro, vazhdon prej disa muajsh të qëndroj në arrest shtëpiak.
Kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë që në Shqipëri, ende vijon gjyqi për ish-ministrin.
Gjykata e shkallës së parë më datë 19 qershor 2010 e ka dënuar Moisi Habilajn, me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë burg. Mirëpo Apeli e ka lënë përkohësisht në “arrest shtëpie” bashkë me anëtarët e bandës së tij.
Habilaj akuzohet se është kreu i një bande që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Anëtarët e bandës
Sa i përket anëtarëve të tjerë të grupit; Nazer Seitaj i konsideruar si financieri i është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese; Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riella me 14 vite burg; Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg; Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg; Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.
Ndërkohë në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin, i cili u dënua me 3 vite shërbim prove.
Tahiri e apeloi çështjen duke kërkuar gjykim të shkurtuar, por rikthimi i ish-kryepolicit të Vlorës, Jaeld Çela, ka bërë që dosja të ndiqet sërish nga themeli.
/GazetaReforma.com/