E gjithë bota po mban shpresën te një vaksinë e cila do të mund të shpëtojë shoqërinë globale nga virusi i jashtëzakonshëm COVID-19, por pikërisht atëherë kur nuk duhej ka ndodhur “gjëma”.
Vullnetari nga Brazili i cili u ofrua si “kavje eksperimentale” ka ndërruar jetë, pasi ai u testua me vaksinën qanti-COVID të kompanisë “AstraZeneca”.
Vullnetari mendohet të ketë zhvilluar inflamacion të palcës kurrizore, i njohur ndryshe si “mielit transversal”.
Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Sao Paolos, ndërkohë që kompania që ka prodhuar vaksinën, ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.
Por që prej publikimit të rastit, kompania ka humbur shuma të mëdha të stokut në bursa.
Deri më tani një reagim ka ardhur vetëm nga një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit, Alexander Buxton, i cili po ndihmon për prodhimin e vaksinës me “AstraZeneca”, i cili pretendoi se vullnetari nuk kishte pasur shqetësime në lidhje me sigurinë e provave klinike.
Ndërkohë që në Amerikë provat klinike me vaksinën kanë hyrë në fazën e fundit të tyre. Kjo sipas mediave të huaja tregon se kompania nuk është në gjendje të administrojë punën e bërë në prodhimin e dozave të dyta të vaksinave.
“AstraZeneca” është një nga katër prodhuesit e ilaçeve të mbështetura nga SHBA-të për prodhimin e një vaksinë anti-COVID.
Vaksina e prodhuar prej tyre është quajtur “AZD1222” dhe përdor material gjenetik nga koronavirusi me një adenovirus të modifikuar.
Deri më tani, efektet anësore të bëra me dije nga të vaksinuarit e tjerë kanë të bëjnë me dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje muskulore, të dridhura dhe ethe.
/GazetaReforma.com/