Rastet e të prekurve nga Covid-19 vijojnë të shtohen në shumë shtete në mbarë botën.
Shifra rekorde të numrit ditor të rasteve të koronavirusit, kanë shënuar Sllovenia dhe Kroacia duke ngjallur panik për valën e dytë dhe detyrimin për t’u izoluar.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Slloveni u regjistruan 1.503 raste të reja me Covid-19, ndërsa në Kroaci u shënuan 1.424 raste.
Ndërkohë, Sllovenia këtë javë vendosi orë policore nga ora 9 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit dhe gjendje emergjente njëmujore për ta luftuar edhe më tej përhapjen e virusit.
Deri më tani, në shtetin e vogël ballkanik janë regjistruar gjithsej 15.982 raste dhe 200 viktima.
Kroacia gjithsej ka regjistruar 28.287 raste dhe 393 të vdekur, ndërsa në këtë vend është bërë e detyrueshme vendosja e maskës, si edhe kufizimi i numrit të klientëve në restorante.