Kryeministri Edi Rama ishte sot në konferencë për të folur me gazetarët për infrastrukturën kombëtare rrugore, portuale, aeroportuale.
Ndër të tjera, Rama foli për aeroportin e Vlorës, ku pret që të nisë gara për ndërtimin e tij, por që për momentin është ndërprerë për shkak të pandemisë.
Ai përmendi dhe emrin e ministres Belinda Balluku, me të cilën ai nis dhe mbyll ditën me një telefonatë me të, duke komunikuar për ecurinë e garës për aeroportin e Vlorës.
“Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të. Po përpiqemi që të çajmë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportin të Vlorës. Gara është ndërprerë për momentin si pasojë e pandemisë. Sa të mbyllet gara për aeroportin e Vlorës, ne jemi gati të hapim garën për aeroportin e Sarandës,”- tha Rama ndër të tjera.
/GazetaReforma.com/