Rama ka plane koncesioni për Sarandën. Së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Kryeministri një konferencë për mediat ka shpjeguar projektet e infrastrukturës që do të përfitojnë para në buxhetin elektoral 2021.
“Në pak javë do mund të fillojmë që të japim autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do fillojë në Sarandë. Kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon paradigmën e Sarandës. vendi do të hyjë shpejt në një hartë që do jetë harta e turizmit të detit, në aspektin ekonomik”, deklaroi Rama lajmin. Koncesioni për portin turistik Limioni është dhënë nga qeveria qysh në fund të vitit të kaluar. Një pjesë e portit të Sarandës i jepet kompanisë Limioni, për 35 vjet.
Duke folur për aeroportet ai tha se “Aeroporti i Kukësit operacional në pranverë, do përzgjidhet ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur aeroportin e Kukësit, i ftojë të shajnë sa më intensivisht dhe të tallen. Kush do shajë më shumë do presin biletë. Ky është një objektiv që shpresoj ta realizoj”.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një pasqyrë të punës sa i përket porteve në vendin tonë.
“Ne do të fillojmë procesin për spostimin duke hedhur në një garë ndërkombëtare portin e ri të Durrësit, i cili do të \zhvillohet në anën tjetër, ku është plani për zonën e lirë ekonomike që jemi optimist që më së fundmi do të funksionojë. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën, porti ekzistues është një infrastrukturë arkeologjike, dhe vizioni i zhvillimit të mëtejshëm të vijë bregdetare përfshin edhe nj port turistik që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën, sikundër dhe me Durrësin dhe edhe për Vlorën jemi gato për një proces ku do mund të sistemojmë me standarte bashkëkohore në anën tjetër”, deklaroi Rama lidhur me zhvillimin e Vlorës në të ardhmen.
/GazetReforma.com/