Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë duken më të tensionuara se kurrë. Turqia po vijon kërkimet në juglindje të Rodosit, për të vijuar në lindje të Kretës.
Ndërkohë, Greqia ka vendosur vijën e kuqe, e cila gjendet 6 milje detare nga ishulli i fundit kufitar. Momentalisht, anija ‘Oruc Reis’ herën e fundit lundroi 9 milje nga Kastellorizo.
Grekët kanë ngritur alarmin pas afrimit të anijeve turke, dhe kanë ngritur një mur me anije brenda 6 miljeve të tyre, duke luftuar 5 anije luftarake, duke dhënë kështu një mesazh gatishmërie.
Ndërkohë duket se përveç tensioneve mbi det, ka dhe nën det. Greqia ka lokalizuar 3 nëndetëse turke që qëndrojnë në Egjeun juglindor, sipas të cilët përbëjnë një kërcënim.
/GazetaReforma.com/