Ksenofon Krisafi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, duke iu referuar fakteve historike, ka treguar se si, Greqia vendosi ligjin e luftës për Shqipërinë, i cili është ende në fuqi dhe sot e kësaj dite.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, profesori pohoi se, ky ligj u vendos kur Italia sulmoi Greqinë nga territori shqiptar.
Sipas Krisafit, tashmë ky ligj nuk është hequr pasi sipas tij Greqia ka pretendime territoriale në territorin shqiptar.
“Në takimin që bëri zoti Kotzias me Bushatin janë diskutuar këto çështje, siç ishte çështja e detit. Kam privilegjin që të kem lexuar diçka më shumë për çështjen e ligjit të luftës. Ligji i luftës u shpall kur Italia sulmoi Greqinë nga territori shqiptar. U mor si motiv se Shqipëria i furnizoi me batalione. Shumica e shqiptarëve dezertuan. Këtë e thonë dhe italianët. Shqiptarët ndihmuan dhe kauzën greke.
Një nga drejtuesit ishte Spiro Moisiu. Me urdhër të palës italiane doli në dekret në vendin tonë; Shqipëria do të jetë në gjendje lufte me të gjitha ato vende që është dhe Italia. Dhe më pas grekët shpallën ligjin e luftës dhe më pas nxorën dekrete për bllokimi e pasurisë së të gjithë të huajve në Greqi, mes tyre dhe shqiptarëve. Status i pasurisë çame është më vete, pasi ata u akuzuan për bashkëpunim me ushtrinë gjermane.
Përgjegjësia është individuale. Kjo është konsideruar si ndër aktet e pastrimit me gjenocid. Në këto rrethana u shpall dhe ligji i luftës së grekëve ndaj shqiptarëve. Italia pretendonte se këtu në Shqipëri u vranë italianë dhe duhet të varroseshin aty. Greqia insiston për të ngritur varreza atje ku janë varret e ushtarëve, pasi pretendon territore. Pasi mbaron lufta nxirren eshtrat e ushtarakëve të vrarë me ceremoni të caktuar dhe kthehen për t’u prehur në tokën e vet.
Ndërkohë këtu ngrihen memorialë. Në 1987 kam qen ministër i Jashtëm, doli në një deklaratë për shtyp ministri grek dhe tha; Ligji i luftës nuk ekziston. Më pas doli dhe e tha dhe Papandreu. Pasi ata e thanë në deklarata, ne se kërkuam me letër”,- tha profesori.
/Burimi: News24/ GazetaReforma.com/